Ndonëse ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ishte prezent për raportim në Komisionin për Mbikëqyrje të Financave Publike, mungesa kryetarit të komunës së Ferizajt, Agim Aliu, ka bërë që shqyrtimi i raportit të auditimit të performancës “Menaxhimi i projektit ‘Bashkimi i qytetit të Ferizajt’”, të shtyhet për një datë tjetër.
Deputetët e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike nga mazhoranca e kundërshtuan vazhdimin e kësaj mbledhje pa praninë e kryetarit Aliu, derisa deputetë e PDK-së u shprehen se kjo mbledhje mund të vazhdojë, meqenëse aty ishte nënkryetari i Ferizajt, Lulzim Aliu.
Kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, tha se të hënën është njoftuar që Aliu nuk do të jetë prezent në Komision.
“Dje jam kontaktuar nga stafi i Komisionit edhe më është kërkuar të jap përgjigje se kryetari nuk po mund të vijë dhe çka të bëjmë me agjendën dhe duke e ditur pak e shumë qëndrimin e shumicës në Komision”, tha ajo.
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Yllza Hoti kërkoi që kjo mbledhje të mos mbahet pa prezencën e kryetarit Aliu,
Edhe
Aliu mungon në mbledhjen e Komisionit për Financa, opozita e quan joserioz
Hoti tha se fakti që kryetari i Ferizajt nuk është prezent sot mund të duket si ikje nga përgjegjësia pasi raporti i auditimit për projektin në fjalë ka gjetur shumë parregullsi.
“Kryetarit të Komunës nuk i ka konvenuar një datë që e kemi propozuar, pastaj i kemi dhënë kohë dy javë dhe e kemi caktuar për sot. Më pas dje jemi informuar se nuk mund të vijë dhe ka ardhur nënkryetari në vend të tij. Dhe nuk mendoj se duke e ditur rëndësinë për gjetjet e shumta të Auditorit në këtë raport nuk mendoj se që është e duhur ta shqyrtojmë vetëm me prezencën e nënkryetarit dhe ministrit dhe në fakt që të dy nuk keni qenë përgjegjës në kohën kur ka filluar dhe implementuar ky projekt…04’10 Mendoj se personi më përgjegjës është kryetari dhe fakti që nuk është sot këtu mund të duket si ikje nga përgjegjësia duke e ditur se ka shumë parregullsi në këtë raport”, theksoi ajo.
Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu u shpreh se për shkak të një udhëtimi zyrtar kryetari Aliu nuk ka mundur të jetë prezent në këtë mbledhje.
“Mund të duket jo korrekte që kam ardhur dhe nuk kam ardhur me dëshirë, por edhe ligji ma mundëson”, tha Aliu.
Deputeti i PKD-së, Hajdar Beqa, propozoi që diskutimi të vazhdojë edhe pa prezencën e kryetarit të Ferizajt, Agim Aliu.
Edhe
Aliu sërish kryetar i Asociacionit të Komunave, VV-ja e Krasniqi thonë se pati parregullsi
“Duke pas parasysh kompetencat që keni pasur edhe mandatin e kaluar si drejtor i Urbanizmit mendoj se njerëzit më adekuat që edhe kryetari të ishte prezent nuk do të kishim për të na dhënë përgjigje… ndoshta ta bëjmë një përjashtim si komision dhe ta bëjmë dëgjimin dhe shqyrtimin të raportit dhe ta mbyllim si temë”, tha ai.
Edhe deputeti i LVV-së, Halil Thaçi, kërkoi që mbledhja të mos vazhdojë, pa qenë i pranishëm kryetari Aliu.
“Me keqardhje edhe për të gjithë juve që jeni ardhur sot këtu mirëpo ne i dimë përgjegjësitë e kryetarit dhe nënkryetarit të Komunës dhe drejtorit të Urbanizmit dhe kompetent për çdo investim kapital është kryetari, unë mendoj se nuk duhet të vazhdojë kjo mbledhje sepse po e presim kryetari qysh e kemi pritur se gati 1 muaj”, tha ai.
Nënkryetari i Ferizajt, Lulzim Aliu, tha se raporti auditorit për projektin e “Bashkimi i Qytetit” ka gjetje të pavërteta.
“Jemi të gatshëm të përgjigjemi për çfarëdo hapi, procedure, apo gabimi, mos gabimi, shkrimi i qëllimshëm apo paqëllimshëm në raportin e Auditorit… Nuk besova që kemi ardhur me fol politikë nuk dua ta politizoj, por gatishmëria jonë për të treguar se në gjetjet e auditorit ka shkrime të pavërteta, ka rekomandime të paligjshme… ne mund të shihemi në prokurori sepse gjetjet që i kanë sigurisht që prokurori ka me i marr”, tha ai.
Edhe
Dorëhiqet ministri Aliu - tha se nuk pajtohet me zgjedhjen e Bashës kryeparlamentar
Në fund, Komisioni u dakordua që mbledhja të mos vazhdojë, meqë kjo është praktikë e Komisionit.
Komisioni shqyrtoi dhe mbështeti disa rekomandime për disa raporte të auditimit, të cila janë shqyrtuar në mbledhjet e kaluara. / KP