Eksperti austriak për Ballkanin Wolfgang Petritsch, i cili sot mbush 70 vjet, thekson se çështja e marrëdhënieve ndërmjet serbëve e shqiptarëve, e para së gjithash ato me Kosovën, janë vendimtare që Serbia të anëtarësohet në Bashkimin Europian, transmeton Koha.net.
Ai ka kërkuar angazhim më të madh të Austrisë në rajon duke theksuar ndikimin e madh që Vjena e ka në Ballkan.
Ai ka vlerësuar, siç përcjell “novostionline” i Beogradit se nëse në Kosovë nuk zgjidhen problemet politike, përkatësisht institucionet, ajo edhe 30 vjet nuk do të jetë e gatshme për anëtarësim në Bashkimin Europian.
"Kohë më parë kam qenë në Serbi dhe atje, pos flirtit me Rusinë, e kam vërejtur se vendi të ardhmen e sheh në BE. Serbia është vendi më i rëndësishëm i rajonit dhe çështja e marrëdhënieve serbo- shqiptare, në radhë të parë ato me Kosovën, janë vendimtare”, ka thënë ai.
-
Petritsch: Integrimi i Ballkanit Perëndimor është domosdoshmëri gjeopolitike
-
Diplomati austriak: Marrëveshja Kosovë-Serbi, e vlefshme – Kurti e Vuçiq u zotuan para ndërkombëtarëve
-
Petritsch: Siguria në rend të parë për vitin 2024, Asociacioni më pas
-
Petritsch: Druhem se përparimi në dialogun Kosovë-Serbi nuk do të jetë i shpejtë
-
Petritsch për zhvillimet në Kosovë: BE-ja dhe SHBA-ja t’i detyrojnë palët t’i kthehen dialogut