Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i ka quajtur gënjeshtra deklarimet e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, se është arritur dakordim për “një pjesë të propozimit amerikan për çështjen e dinarit”.
“Çfarë do të thoshte populli ynë, Vjosa Osmani gënjen si qen! Asnjë marrëveshje për dinarin nuk është arritur dhe çfarë po bëjnë ata që janë të fortë e të fuqishëm, është se po ia imponojnë një zgjidhje popullit tonë”, ka shkruar Petkoviq në platformën “X”.
Ndaj këtij postimi të Petkoviqit ka reaguar zëvendëshefja e stafit të presidentes Vjosa Osmani, Learta Hollaj.
“Shefi i juaj e quajti presidenten tonë ‘mi’, qeveria juaj e krahasoi me ‘miza’ dhe tani ju e quani ‘qen’. Kjo retorikë çnjerëzore pasqyron mendësinë gjenocidale të Millosheviqit e Putinit duke zbuluar një injorancë rrëqethëse të mësimeve të historisë – pikërisht atë që do të prisnit nga një shovinist”, ka shkruar Hollaj.
-
Vuçiq: S’ka marrëveshje për dinarin
-
Osmani: Ka pajtim për një pjesë të propozimit amerikan për dinarin, i mirëseardhur dakordimi në Bruksel
-
Osmani: Një pjesë e propozimit amerikan për dinarin është pranuar, tjetra të diskutohet në Bruksel
-
Osmani për dinarin: Çështje që mund të zgjidhet në Kosovë, s’do të duhej të shkaktonte mospajtime
-
Çitaku i kërkon Osmanit reagim: E mbështet kursin konfrontues të Kurtit apo mendon ndryshe?