Arbëri

Petkoviq: Kurti po mundohet në çdo mënyrë ta evitojë Asociacionin

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mundohet në “mënyra të ndryshme” që ta evitojë formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Por, sipas Petkoviqit, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq po lufton për këtë.

“Kurti po mundohet që në çdo mënyrë të evitojë obligimin e formimit të AKS-së. Ai e bën në mënyra të ndryshme e hileve të ndryshme. Presidenti Vuçiq po lufton dhe insiston për AKS-në, pasi është detyrim i Prishtinës që ekziston tash e 10 vjet”, ka thënë Petkoviq për “TV Pink”.

Petkoviq ka thënë se sot nuk është asnjë “D Day” në kuadër të dialogut.