Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Petkoviq: Heqja e Ekipit menaxhues çon në shfuqizim të Asociacionit dhe dialogut

Petar Petkoviq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyre për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se vendimi i Qeverisë së Kosovës për të shpërbërë Ekipin menaxhues që hartoi draft-statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, është i njëanshëm dhe i paligjshëm. Petkoviq ka thënë se ky përfundim çon në shfuqizimin e Asociacionit dhe fundin e dialogut.

Petkoviq ka thënë se “kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrat në Qeverinë e tij nuk kanë të drejtë të bëjnë këtë”.

“Mandati i Ekipit menaxhues nuk përfundon me prezantimin e draft-statutit të AKS-së, por ekipi drejtues ka një rol të rëndësishëm në vetë procesin e formimit të AKS-së, deri në themelimin e Asociacionit”, tha Petkoviq, raporton “Kosovo Online”.

Ai e quajti skandaloz vendimin për t’ia përfunduar mandatin Ekipit menaxhues.

“Tash mendoj se është e qartë për të gjithë se Kurti nuk dëshiron ta formojë AKS-në dhe dëshiron të shmang këtë obligim më të rëndësishëm në çdo mënyrë”, tha Petkoviq.

Edhe Kurti: Ekipi menaxhues e ka kryer misionin dhe funksionin e tij LAJMET E MBRËMJES Kurti: Ekipi menaxhues e ka kryer misionin dhe funksionin e tij

Ai i ka bërë thirrje BE-së që “t’i ndalojë paligjshmëritë e Kurtit”.

Të mërkurën ministri i Kosovës për Administrim të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka thënë se ka marrë vendim të mërkurën për t’i dhënë fund mandatit të anëtarëve të Ekipit menaxhues.