Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka folur sot rreth vizitës së kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq në Moskë, transmeton Koha.net.
“Është shumë herët të flitet nëse Rusia do t’i ofrojë ndihmë Serbisë pas ashpërsimit të situatës në Kosovë”, citon “kurir” të ketë thënë Peskov.
Ai, siç njoftohet, ka shtuar se së pari duhet të mbahet takimi i dy kryetarëve i paralajmëruar për nesër e pastaj të flitet rreth ndihmës.
Kryetari i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka shkuar për një vizitë dyditëshe Rusi për ta njoftuar atje Putinin për situatën në Kosovë dhe, siç ka thënë, për të marrë nga ai përkrahje e këshilla rreth saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Kremlini thotë se është herët të flitet për ndihmën ruse për Serbinë, Vuçiqi e Putini takohen në tetor
-
Vuçiqi me ambasadorin rus bisedon për situatën në Kosovë
-
Putini ia konfirmon Vuçiqit përkrahjen ruse për Kosovën
-
Vuçiqi bisedon me Putinin për takimet Kosovë-Serbi
-
Vuçiqi merr “këshilla të mençura” nga Putini për Kosovën