Viti, 14 gusht - Pesëdhjetë të rinj nga Komuna e Vitisë do të trajnohen në programin për vetëpunësim, i cili projekt ka si qëllim zhvillimin e aftësive të tyre në fushën e biznesit dhe pas trajnimit të marrin grante të vogla të cilat do t’i përdorin për hapjen e bizneseve të tyre.
Ndërkaq është paraparë që të jepen 8 grante për punësim në shumën prej 3 mijë e 650 eurosh. Me këtë program synohet që të rinjtë të aftësohen dhe të krijojnë një qëndrueshmëri ekonomike nga të ardhurat, të cilat i gjenerojnë nga bizneset e tyre (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).
Artikuj të ngjashëm