Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) sot nënshkroi një marrëveshje të mirëkuptimit me komunën e Vitisë për fillimin e implementimit të “Programit për Trajnimin në Punë”, program ky i cili mbështetet financiarisht nga projekti i USAID, EMPOWER Sektori Privat, në partneritet me Agjencinë Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar, Sida.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se programi për “Trajnimin në Punë” ka për qëllim të mobilizojë kompanitë në sektorin privat që të angazhohen në mënyrë më aktive në trajnimin e të rinjve ekonomikisht të përjashtuar dhe aftësimin e tyre profesional. Për këtë arsye, KPK, së bashku me partnerët nga sektori privat, ka filluar implementimin e këtij Programi, i cili është i strukturuar për zhvillimin e aftësive profesionale tek të rinjtë dhe rritjen e mundësisë së punësimit të tyre.
“Në komunën e Vitisë, përfituesit e parë të këtij programi do të jenë të rinj, të cilët do të trajnohen në punë përmes angazhimit direkt në kompani. Në përfundim të trajnimeve, pritet që disa prej përfituesve do të kanë mundësi të punësohen tek kompanitë partnere prodhuese të Klubit. Kandidatët do të përfitojnë nga një program trajnimi i kualifikuar dhe i strukturuar për nevojat e tregut të punës”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti mirëpriti fillimin e implementimit të këtij programi dhe shprehu gatishmërinë e tij që të sigurojë mbarëvajtjen e programit.
Komunat tjera përfituese nga ky Program janë edhe Gjilani dhe Hani i Elezit. Gjatë javëve në vazhdim, Klubi i Prodhuesve të Kosovës do të njoftojë se kur do të hapen aplikimet për përzgjedhjen e kandidatëve në këto komuna.
-
Gra të suksesshme vijnë në Prishtinë për t’i trajnuar gratë kosovare
-
APR dhe Oda e Infermierëve të Kosovës lidhin marrëveshje bashkëpunimi
-
Oda Ekonomike akreditohet për lëshim të certifikatave “Made in Kosova”
-
Mungesa e fuqisë punëtore në Greqi, 5,000 egjiptianë pritet të punësohen
-
Gjini: Sektori privat është motori i ekonomisë, pas 7 qershorit plani ynë kthehet në realitet zhvillimi