Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka nënshkruar grant marrëveshje me USAID Empower Sektori privat – në partneritet me SIDA, për implementimin e programit për trajnim në punë.
Ky program ka për qëllim të mobilizojë kompanitë private që të angazhohen më aktivisht në trajnimin e të rinjve dhe aftësimin e tyre profesional.
Komunat ku do të fillojë të implementohet ky program janë komuna e Gjilanit, Vitisë, Kaçanikut dhe Hanit të Elezit. Përfituesit e këtij projekti do të jenë 250 kandidatë nga këto komuna, të cilët do të trajnohen në punë. Në përfundim të trajnimeve, disa prej kandidatëve do të kenë mundësi të punësohen tek kompanitë partnere prodhuese të Klubit.
Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është promovimi i përfshirjes sociale të rinjve të papunësuar nëpërmjet sigurimit të mbështetjes dhe aftësimit profesional të tyre në tregun e punës.
Gjatë javëve në vazhdim Klubi i Prodhuesve të Kosovës do të njoftojë se kur do të hapen edhe aplikimet për pranimin e kandidatëve në secilën komunë në të cilën parashihet implementimi i këtij programi.
-
Gra të suksesshme vijnë në Prishtinë për t’i trajnuar gratë kosovare
-
Kritikohen punësimet e komunave me tenderë
-
APR dhe Oda e Infermierëve të Kosovës lidhin marrëveshje bashkëpunimi
-
Gjini premton heqjen e tatimit në pagë për bizneset që ua mundësojnë grave të punojnë nga shtëpia
-
Mungesa e fuqisë punëtore në Greqi, 5,000 egjiptianë pritet të punësohen