Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi, e bëjnë kokulur humbjet njerëzore në plazhet e këtij vendi.
Ministri ka komentuar të hënën nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë mbytjet e këtij sezoni në plazhet e këtij vendi, shkruan sot Koha Ditore.
Edhe pse krahasuar me një vit më parë ka më pak viktima, Klosi tha se çdo humbje njerëzore i bën kokulur. Ministri tha se siguria në plazhe mbetet prioritet dhe kërkoi një angazhim të të gjitha strukturave qendrore dhe atyre lokale, pasi, siç tha ai, sistemi duhet të funksionojë nga poshtë-lart.
Ai apeloi edhe një herë bizneset të vendosin roja bregdetare siç e parashikon vendimi i Këshillit të Ministrave.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Shqipëria pret 1 milion turistë në muajin gusht
-
Ministri Klosi thotë se po punohet rreth një plani për ta shpëtuar turizmin në Shqipëri
-
Kontrolle të rrepta për sigurinë dhe ndotjen akustike në bregdetin shqiptar
-
Berisha: Këtë verë në brigjet tona vdiqën 4 herë më shumë njerëz se në ato të Evropës
-
Peleshi: Dëme të lehta u shkaktuan nga tërmeti