Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pesë viktima nga koronavirusi në Shqipëri të dielën

Pesë persona kanë vdekur nga koronavirusi në Shqipëri të dielën, derisa nga 1.383 testime, 167 të tjerë kanë rezultuar pozitivë.

Siç njofton Ministria e Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 253 pacientë, duke çuar numrin e të shëruarve në 199.386.

Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri janë regjistruar 3.194 të vdekur, 207.709 raste positive e 1.460.890 testime.

Aktualisht numri i rasteve aktive është 5.129.