Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka qenë të martën nikoqir i takimit, ku ka pritur kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, atë të Drenasit, Ramiz Lladrovci, të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, të Obiliqit, Xhafer Gashi, nënkryetarët e këtyre komunave, drejtorë të drejtorive komunale, kryesues të kuvendeve dhe të tjerë, njofton kumtesa .
Pesë komunat, ajo e Mitrovicës, Skenderajt, Drenasit, Vushtrrisë dhe Obiliqit nënshkruan Memorandum Mirëkuptimi për shpalljen e zonës së Qyqavicës me interes të përgjithshëm, transmeton Koha.net
Takimi mes Kryetarëve dhe drejtuesve më të lartë të nivelit lokal të këtyre komunave u konkretizua me nënshkrimin e Memorandum Mirëkuptimit
Qëllimi i këtij memorandumi është shpallja e zonës së Qyqavicës me interes të përgjithshëm.
-
Pesë komuna takohen që ta shpallin Qyqavicën zonë me interes të përgjithshëm
-
Katër komuna promovojnë dialogun ndërmjet komuniteteve
-
Në Mitrovicë nënshkruhet memorandum për strehimin e viktimave të dhunës në familje
-
Vuçiq-Lajçakut: Serbia e gatshme t’i respektojë nënshkrimet dhe dakordimet
-
Bëhet pranim-dorëzimi i detyrave nga kryetarët