Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pesë komisione parlamentare shqyrtojnë buxhetin e vitit 2023

qeveria, kuvendi, sheshi, ibrahim rugova,

Projektligji mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2023 të martën, do të shqyrtohet në pesë komisione parlamentare.

Secili komision do të shqyrtojë buxhetin për institucionet që janë në fushëveprimin e tij.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Buxheti i vitit të ardhshëm do të shqyrtohet në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, atë për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim dhe Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal.

Në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim do të jenë të ftuar ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu dhe ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Buxheti për vitin 2023 është miratuar në lexim të parë më 17 nëntor. Për kanë votuar 64 deputetë. Kundër miratimit të buxhetit ka votuar vetëm deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Fatmir Humolli, ndërsa deputetët e partive opozitare nuk kanë marr pjesë në votim.