Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përvetica: Institucionet e drejtësisë neglizhente në trajtimin e padive të pacientëve

Isak Ahmeti një qytetar nga Podujeva e ka mbajtur tre vjet në stomak një gazë që mjekët nga neglizhenca ia kishin harruar brenda. 14 vjet pasi ka ndodhur rasti, drejtësia ende nuk është vendosur.

Avokati i këtij pacienti, Hasan Përvetica, në intervistën dhënë gazetës ka shpjeguar zvarritjet të cilat fillojnë nga QKUK- ja. Ky institucion as që e kishte trajtuar në komisionet e brendshme lëre më të iniciojnë rastin në Prokurorinë e Shtetit pasi që trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor paraqet vepër penale, shkruan sot “Koha Ditore”.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas Përveticës, pacienti e ka kuptuar vetëm kur lënda është parashkruar që QKUK-ja këtë lëndë nuk e ka proceduar në Prokurorinë e Shtetit.

Kërkesa për kompensim material, megjithatë, është dorëzuar në gjykatë, por sipas Përveticës aty kjo lëndë është zvarritur me vite... (intervistën e plotë lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.