Se si u reziston shëndetësia organeve të drejtësisë, me gjithë skandalet e shumta, do të mund të kuptoni në të dielën me Kohën Ditore.
Për këtë temë, gazetarja Saranda Ramaj, shpjegon se si një sërë instancash të dedikuara për trajtimin e ankesave e shkeljeve brenda institucioneve shëndetësore, nuk e bëjnë punën e tyre.
Gjithashtu mund të kuptoni se deri në sa vite mund të shkojnë hetimet për vdekjet e fundit të dyshimta në QKUK, para se potencialisht, rasti të rezultojë me aktakuzë.
Se pse dështon QKUK-ja në menaxhim, e edhe në ofrimin e shërbimeve për pacientë, mund të lexoni nga Brikenda Rexhepi që shkruan për këtë temë.
Ndërsa si e trajtojnë institucionet e drejtësisë një rast neglizhence të mjekëve të QKUK-së, mësoni nga avokati Hasan Përvetica.
Në intervistë, ai tregon për sagën 11 vjeçare të klientit të tij, Isak Ahmeti, me mjekët e QKUK-së që i harruan fashën në stomak, 14 vjet më herët.
E në mungesë të shërbimeve adekuate nga institucionet shtetërore, kosovarët zgjidhjen shpesh e kërkojnë në mjekësinë alternative, që funksionon pa ndonjë bazë ligjore.
Nga faqet e kulturës, në 7 shkronja këtë javë përgjigjet anëtarja e trupës së Baletit Kombëtar të Kosovës, Luljeta Ademi, dhe mund të njiheni me muzikantin shqiptar Robert Bisha.
Këtë javë, gjeni edhe një sërë reportazhesh interesante nga bota, si ai për të vetmin deputet albino në Keni, e për pyllin Shwarzwaldi në Gjermani.
Edhe dhjetëra faqe të tjera përplot informacione për librin, filmat, muzikën e sportin, i gjeni si zakonisht në të dielën me Koha Ditore.