Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përurohet “Dhoma e dëshmive”, donacion nga OSBE

Sot në ndërtesën e IPK-së në Hajvali, Inspektorati Policor i Kosovës mbajti ceremoninë e përurimit të “Dhomës së dëshmive të IPK-së” si donacion nga OSBE, njofton kumtesa.

Në këtë aktivitet morën pjesë përfaqësues të lartë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare, si z. Izmi Zeka Zëvendësministër nga Ministria Punëve të Brendshme, zëvendës ambasadori i OSBE-së z. Kilian Vahl, përfaqësues të ICITAP-it amerikan, përfaqësues të agjencive të MPB-se etj, transmeton Koha.net.

Gjate kësaj ceremonie të përurimit të pranishmeve me fjale rasti iu drejtuan kryeshefja Ekzekutive e IPK-së Miradije Kelmendi zëvendësministri Izmi Zeka si dhe zëvendës ambasadori I OSBE-se z. Kilian Vahl ku paraqiten qëndrimin e përbashkët për bashkëpunim të ndërsjellë për avancimin e punës së Inspektoratit Policor të Kosovës.

Kryeshefja Ekzekutive e IPK-së, Miradie Kelmendi, foli dhe për rëndësinë e këtij bashkëpunimi me OSBE-në. Ajo potencoj se “OSBE-ja ka mbështetur projektin tonë për rregullimin e kushteve teknike dhe të sigurisë për dhomën e dëshmive, e cila deri më tani i ka munguar organizatës tonë”. Kelmendi gjithashtu sigurojë edhe njëherë opinionin e gjerë publik, se jemi të përkushtuar të punojmë në drejtim të ngritjes së integritetit policor, duke realizuar një mbikëqyrje demokratike, të përgjegjshme dhe profesionale në Policinë e Kosovës.

Zëvendës ambasadori i OSBE-se Kilian Vahl shprehu se me këtë donacion sikurse edhe me aktivitetet tjera kemi synuar që Inspektorati Policor i Kosovës të ketë standardet e policive ndërkombëtare dhe në përputhje me standardet e Kodit Evropian të Etikes Policore.