Ferizaj, 23 qershor – Komuna e Ferizajt nga buxheti i të hyrave vetjake në vlerë prej 20 mijë eurosh ka investuar në sistemin elektronik “E-kioska”, i cili mundëson nxjerrjen e dokumenteve të gjendjes, shkruan sot Koha Ditore.
Gjatë përurimit të këtij projekti është bërë me dije se të gjithë qytetarët e Ferizajt, të cilët kanë nevojë për nxjerrjen e dokumenteve personale të gjendjes civile më nuk kanë nevojë të presin në radhë nëpër sportelet e komunës, por qytetarët mjaftojnë ta kenë letërnjoftimin për t’i kryer të gjitha shërbimet në formë elektronike nëpërmjet 2 “E-kioska”.
Mirëpo të gjithë ata të cilët dëshirojnë t’i marrin së paku pesë lloje të dokumenteve duhet me qenë të regjistruar në sistemin e ri të Ofiqarisë si shtetas të Republikës së Kosovës. Ndërkohë për secilin lloj të certifikatave do të jenë çmimet e njëjta sikur në sportele brenda komunës. Muharrem Svarça, kryetar i Komunës së Ferizajt, ka thënë se ky shërbim do të jetë mjaft i lehtë për përdorim dhe njëkohësisht funksion 24 orë pa ndërprerje.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Në rrezik transporti i pacientëve në dializë dhe shërbimet emergjente në Ferizaj
-
Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale
-
Arrestohen pesë të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe mashtrim me prona në Ferizaj
-
33 ish-kandidatë ngrejnë dyshime për keqpërdorime në zgjedhjet lokale, kërkojnë ndërhyrjen e Prokurorisë
-
Ferizaj, tre fëmijë dorëzojnë në polici një portofol me para e dokumente