Probleme plot e zë pak. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, problemin më të madh gjatë vitit e pati me mësimdhënësit që refuzonin të dilnin para nxënësve, në shenjë pakënaqësie që nuk u shtoheshin 100 euro mbi të ardhurat mujore, deri në miratimin e Ligjit të pagave.
Më shumë se një muaj zgjati greva e mësimdhënësve e thirrjet e herëpashershme të saj për t’iu rikthyer mësimit nuk u dëgjuan.
Zëri nuk i shkoi as pas disa prej vendimeve që mori. Ani se vendosi që të mos paguheshin mësimdhënësit për orët e humbura gjatë grevës, ajo dhe Qeveria u detyruan të lëshonin pe – gjetën një formulë dhe rrogat i lëshuan, si avancë për orët që duhej kompensuar në muajt vijues. Por, as kompensimi nuk shkoi sipas vendimit. Në disa shkolla u mbajt e në disa jo. Madje, politikë uniforme nuk u aplikua as brenda shkollës së njëjtë.
Nagavci shkëputi edhe Kontratën Kolektive me Sindikatën e Bashkuar të Arsimit, e nënshkruar në vitin 2021. Por, përkundër kësaj, sindikalistët thanë se në llogari mësimdhënësve po u dalin mjetet sipas kontratës nga e cila është tërhequr ministrja.
-
Nagavci akuzon shkollat për mungesë të llogaridhënies e komunat për neglizhencë
-
MASHTI u përgjigjet komunave: Zëvendësimi i orëve, sipas kalendarit të Ministrisë
-
Formula e Nagavcit për pagat e mësimdhënësve: Avancë për kompensim të orëve të humbura
-
Nagavci për pagat e mësimdhënësve: Kompensim vetëm për punën e bërë
-
Nagavci: Kalendari i vitit shkollor duhet të ndryshohet