Hekuran Murati nuk ishte vetëm gardian i arkës së shtetit. Ministri i Financave, duke pasur përparësinë që ka qasje në dokumente e informata me shumë rëndësi mbi rrjedhën e parasë së shtetit, është shquar edhe për “gardian” të Qeverisë së cilës i përket.
Shumë herë kur eksponentë të opozitës e kritikojnë Qeverinë Kurti, i menjëhershëm është Murati në reagim. Bujën më të madhe e bëri pas një polemike në Kuvend me ish-kryeministrin Ramush Haradinaj, i cili tani është deputet. Pasi nga kreu i AAK-së mori epitetin “hajn i vogël” i Qeverisë Kurti, Murati ia përmendi “keqpërdorimet” e qeverisjes, blerjet e tokave, pastaj faljen e borxheve e deri te shpronësimet.
Murati është treguar jo pak mburravec. Vazhdimisht ka folur për “arritjet” e Qeverisë Kurti, për rritjen ekonomike e për rritjen e punësimit. E për rritjen e çmimeve rrallë, ani se kjo u ndie jo pak nga qytetarët.
-
Murati për rritjen e numrit të ministrive: Në të kaluarën bëheshin për të akomoduar koalicionet
-
Murati: Në të kaluarën ishte e mundshme të ketë bashkëpunim përmes terminaleve e pozitave në ambasada
-
Murati: Duhet të ketë Kurti 3, zgjedhjet opsion i keq
-
Murati: Shkuarja në zgjedhje rrezikon shumë procese, sot të shikohet interesi shtetëror
-
Murati e Bajrami polemizojnë për rritjen e qarkullimit të bizneseve