Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Personalitetet 2021/ Ursula von der Leyn: Gruaja “e vetmuar” – mjekja e kujdesshme

Ishte një vit jo i lehtë për presidenten e Komisioni Evropian, Ursula von der Leyen.

Zakonisht shefi i Komisionit është fajtori kujdestar kur gjërat nuk shkojnë mirë. U kritikua kur BE-ja nuk kishte sa duhej vaksina. U kritikua më pas pse BE-ja siguroi tepër shumë vaksina e njerëzit nuk duan të vaksinohen.

Mjeke me profesion, Ursula von der Leyn nuk u ndal duke thirrur që qytetarët të vaksinohen, së pari me një, pastaj me dy, më vone dhe me bosster dozë të vaksinës. Në fund e shpëtoi mesatarja statistikore. Në BE mbi 70 për qind e njerëzve janë vaksinuar. Por dallimi mes shteteve anëtare mbeti i madh, nga mbi 90 për qind në Portugali e Maltë në më pak se 30 për qind në Bullgari.

Por ajo për çfarë Ursula von der Leyen ishte më së shumti në media, ishte fotoja e saj në Pallatin Presidencial të Recep taip Erdoganit në Stamboll. Pasi ajo kishte shkuar në emër të BE-së bashkë me kryetarin e Këshillit, e vetëm dy karrige ishin për kryetarë, dy burrat i zunë karriget, e lanë atë të ulej në një kanape, dhe ta konsiderojë këtë si momentin më të turpshëm në karrierën e saj politike. Kjo vetëm sa ia rriti vendosmërinë që të luftojë edhe më shumë për barazinë gjinore.

Ishte edhe në rajonin e Ballkanit dhe i kënaqi edhe kosovarët me mbështetjen për liberalizmin e vizave, që më nuk është në duart e saj. E pret një vit tjetër i vështirë, sepse pandemia vazhdon, ndasitë në BE po ashtu, e ajo do të jetë adresa e përhershme për kritika.