Një fije e hollë e ndante jetën nga vdekja, për të gjithë ata që qëndruan në Prishtinë, gjatë kohës së luftës dhe bombardimeve të NATO-s.
Por dëshira për ta shijuar lirinë ishte aq e madhe, sa që ishte e pamundur të marrin vendim që ta braktisin Kosovën, në ditët më të vështira të saj, ku jeta u rrezikohej çdo sekondë e minutë.
Por 11 qershori i vitit 1999, shënoi një ditë historike, ditën e çlirimit të Prishtinës. Disa nga ta, të cilët çlirimin e kryeqytetit e pritën në shtëpitë e tyre, në 19 vjetorin e çlirimit të Prishtinës, rrëfejnë ngjarjet e asaj periudhe, luftës, bombardimit të NATO-s e deri tek liria e vendit, ku ata filluan të frymojnë lirshëm.
Ishte Sulejman Kllokoqi, njëri ndër ata që kishte qëndruar tërë kohën në Prishtinë, duke parë me sy tmerrin, që përjetonin qytetarët shqiptar gjatë kohës së bombardimeve të NATO-s.
Kllokoqi i cili punonte gazetar për agjencinë e lajmeve Associated Press, thotë se kishte qëndruar këtu, pasi që gjatë karrierës së tij kishte xhiruar shumë refugjatë dhe se nuk donte që vet ai, ta merrte këtë epitet.
Edhe
Palokaj rrëfen ditën kur së bashku me forcat e NATO-s hyri në Kosovë më 12 qershor
“Unë isha tërë kohën këtu, për shkak që aq shumë kam xhiruar, kam filmu refugjatë, që nuk kam dashur veten ta shoh si refugjat. Por e kam pasur një problem të madh se dy tre muaj para se me fillu bombardimet unë u rraha prej policisë serbe dhe ata më thanë që mos ta lëshoj Prishtinën se do të më thërrasin prapë. Prandaj e kisha dhe një drojë që nëse rastësisht mendoj të largohem diku thoja se emri im është diku në kufi dhe do të më ndalnin policia. Dhe filluan bombardimet isha në Prishtinë dhe fillova të fshihem nga pak. Pak në tavan, e pak në disa podrume. Por, një profesionist, një kameraman të jetë me një ngjarje të bombardimeve në Kosovë dhe të jetë në Prishtinë, ishte shumë vështirë të fshihesha dhe mos ta marrë kamerën me vete... Çdo ditë isha mos po vijnë sot po më gjejnë, mos po vijnë nesër po më marrin. Dhe si kanë kontrollu afër shtëpisë sime kanë pyet për mua, por fqinjët u kanë thënë se ‘ai ka dal ka ik moti nga Prishtina”, ka thënë Kllokoqi. “Vetëm ata njerëz që kanë ndejt në Prishtinë gjatë tërë kohës së bombardimeve, e dinë atë ndjenjën se si ka qenë”, ka shtuar më pas.
Teksa tregon për ditët që i kaloi duke u fshehur, thotë se dëgjoi që u arrit marrëveshja për të hyrë NATO në Kosovë, e këtë e mori vesh nga krismat e pushkëve të serbëve, të cilët në atë mënyrë e shprehnin gëzimin e tyre, për arritjen e marrëveshjes në fjalë. Por pavarësisht kësaj qëndroi i mbyllur dhe se nuk doli as ditën e 11 qershorit, kur rusët zbarkuan në kryeqytet.
Por një ditë më pas, Kllokoqi tregon se doli të shëtis lirshëm në qytetin e tij dhe se ndjenjën e të qenit i lirë, nuk mund ta përshkruaj me fjalë.
“Një radio e kam pas të vjetër i merrja disa informata, i dëgjojsha lajmet se u arrit marrëveshja. Dhe erdhën trupat a NATO-s në Prishtinë. Së pari erdhën rusët. Më kujtohet si sot para Grandit. Dolën popullata serbe me i prit, thuajse që çlirimtarët kanë ardhur rusët....Erdhën rusët me iu thanë të vërtetën nuk dola atë ditë, kur erdhën rusët se prapë e kisha një droje. Të jesh tre muaj ditë i mbyllur, prapë se prapë nuk e ke njëfarë sigurie ditën tjetër. Dhe qëndrova në shtëpi. Ditën e nesërme kam dal. Nuk përshkruhet ajo me fjalë. Nuk mundesh me fjalë me përshkru. Unë jam mundu në librin tim ‘Me kamerë në shtatë luftëra’ me përshkru, por nuk përshkruhet ai gëzim. Është diçka brenda, e ke. Dhe dola në Prishtinë këtu para Grandit me shëtit dhe po i shoh shumë serbë, të cilët dhe ata sigurimi shtetëror, të cilët me kishin rrahur dy tre muaj më herët, ishin ulur këtu dhe pinin kafe. Por krejt ishin të habitur çka po ndodh. Kurse unë me një krenari, me një buzëqeshje fillova me shëtit në qytet, në Kosovë. Nuk përshkruhet ajo ditë. Nuk mund ta përshkruaj”, tha Kllokoqi.
Thotë se e ka të vështirë ta përshkruajë luftën dhe as çlirimin, pasi që janë përjetime që vështirë mund të shpjegohen.
Edhe
Palokaj tregon se si Bullgaria e Rumania shpëtuan Kosovën nga invazioni rus më 1999
“Lufta është vështirë është me u përshkruar. Një luftë, mundet njeri vetëm me perjetu. Prandaj çlirimin e Kosovës, çlirimin e Prishtinës vështirë është me fjalë me shpjegu. Vetëm ata njerëz të cilët kanë qenë ata e dinë atë përjetimin, atë kënaqësinë kur kanë dal në qytet të lirë. Dhe kanë thënë tani jemi të lirë...Ato janë përjetime që as me fjalë nuk mundesh. Sepse ke qenë tre muaj në rrezik se kur do të hyjnë në shtëpi dhe do të vrasin. Ke qenë në çdo moment që do të hyjnë në shtëpi dhe do të vrasin”, tha ai.
Edhe Skënder Rexhepi, qytetar nga Prishtina thotë ta ketë kaluar tërë periudhën e luftës e bombardimeve të NATO-s, në shtëpinë e tij. Por kjo periudhë e vështirë, të cilën ai së bashku me familje e përjetuan, kulmoi me ngjarjen e rëndësishme, çlirimin e Prishtinës, të cilën aq shumë e donte e s’mund ta linte, e të ikte larg saj.
“Ka qenë jeta e vështirë shumë. Pse ma së pari u dashke me prit në rend ka 3,4,5 orë me ble bukë. Kush ka pas miell e ka kapërcy shumë më mirë. Kam pasur shumë në shtëpi. Unë gruaja, çikat. Djemtë si kam pas këtu.... Gjumin gjumë s’kam mujt me ba. S’kemi mujt me ba. Pritshim kur po kërset. Kur po troket dikush në derë...Shumë vështirë. S’ke pas gjëra elementare”, tregon Skenderi.
Por jo çdo gjë përfundoi për të më 11 qershor të vitit 1999. Rexhepi thotë se patën frikë të madhe natën që ushtria ruse hynë në Prishtinë, pasi që krismat e armëve të serbëve të Prishtiëns s’kishin të ndalur.
“Ditën kur janë hy rusët më së vështiri e kemi pasur. Se krejt qendra e Prishtinës ka qenë e rrethuar. Ma shumë kanë gjujt serbët e Kosovës këtu... Çlirimin dej shkuan rusët në aeroport, e hynën anglezët, atëherë kemi thënë ku jemi. S’dijshim as me u gëzu, prej çka kemi përjetuar....U shliruam se ma kallaj e ke pas me flejt me rehat. Veç vështir shumë vështirë u kanë....Liria po qysh e përjeton njeri lirinë, qysh ndryshe me përjetu lirinë veç me gëzim... U kanë festimi i madh. Nuk e dijshin ku është skeji i festimeve. Mirëpo kur u tërhoqën rusët prej këtu që shkuan në aeroport....qatëherë ka fillu. Se kemi ndejt me tut mos po hyjnë po na prej tash rusët. Mozomakeq ata s’kanë ndajle rus mo, rus”, tha ai.
Edhe
16 qershor, 1999: Pamjet e paimagjinueshme të kthimit me fytyra të qeshura
Më 9 qershor në Kumanovë pas 78 ditë bombardimeve të NATO-s u nënshkrua marrëveshja me forcave të NATO-së dhe ish ushtrisë jugosllave.
Më 11 qershor forcat e UÇK kanë hyrë në një pjesë të Prishtinës ndërsa po atë natë forcat ruse kanë hyrë në Prishtinë. Të nesërmen forcat ushtarake të KFOR-it nën udhëheqjen e gjeneralit Mike Jackson kanë hyrë në Prishtinë.