Tensionet janë rritur gjatë protestës që po zhvillohet para godinës së Ministrisë së Arsimit në Tiranë, ku situata ka kaluar në incidente mes protestuesve dhe forcave të policisë.
Protestuesit kanë nisur të hedhin gurë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me ujë.
Ata kanë shkulur kangjellat anës rrugës dhe i kanë vendosur në mes të saj, duke krijuar një lloj gardhi përballë efektivëve të policisë, duke tentuar të bllokojnë lëvizjen e forcave të rendit.
Protestuesit kanë djegur kosha të mbeturinave pranë ministrisë.
Një efektiv policie raportohet se është lënduar, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur ambulanca për t’i dhënë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Mes tymit dhe flakëve, të rinjtë kanë vijuar thirrjet kundër klasës politike, duke brohoritur: “Rama n’burg, Berisha n’burg”./ TCH
Pesë ditë proteste
-
Tensione në protestën para Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, studentët përplasen me policinë
-
Policia përdor ujë me presion e gaz lotsjellës për t'i shpërndarë protestuesit
-
Protestuesit gjuajnë me gurë, policia hedh gaz lotsjellës - tensione në Tiranë
-
Tirana në kaos
-
Protestuesit mblidhen para Kryeministrisë, hedhin gurë e molotovë