Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Siguri e Politikë të Jashtme, Federica Mogherini.
Medie serbe njoftojnë se ai asaj i ka thënë se dialogu Serbi –Kosovë nuk mund të vazhdojë derisa të mos hiqen taksat e vëna ndaj mallrave të Serbisë, transmeton Koha.net.
Ai ka shtuar se Platforma e Kosovës për vazhdimin e dialogut në fakt është platformë kundër dialogut.
Sipas tij, hapat Kosovës nuk janë vetëm pengesë për vazhdimin e dialogut, por janë edhe kërcënim për paqe e stabilitet në rajon.
Artikuj të ngjashëm
-
Mogherini kërkon heqjen e taksës dhe arritjen “urgjente” të marrëveshjes mbi të gjitha çështjet e hapura
-
Vuçiqi bën thirrje për heqje të taksës në bisedën me Mogherinin
-
Vuçiq: Serbia nuk do të bisedojë për statusin e Kosovës pa hequr taksën
-
Daçiq: Dialogu nuk vazhdon derisa të hiqet taksa
-
Mogherini për REL-in: Pa heqjen e taksës nuk ka kushte për dialog