Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Daçiq: Dialogu nuk vazhdon derisa të hiqet taksa

Shefi i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka thënë se nuk mund të ketë vazhdim të dialogut (Kosovë - Serbi) derisa bashkësia ndërkombëtare nuk i bën presion Prishtinës dhe derisa nuk hiqet taksa ndaj mallrave serbe.

I pyetur lidhur me paralajmërimet për emërimin e një përfaqësuesi të posaçëm evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Daçiq tha se “është shefi i ardhshëm i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, është ai i cili duhet të jetë në vendin e përfaqësuesit evropian dhe se ai do të jetë kryesori”.

"E gjithë historia e një përfaqësuesi special për dialog në lidhje me Ballkanin Perëndimor u inicua nga pakënaqësia në disa vende evropiane, para së gjithash në Gjermani, për mënyrën siç ka punuar Federika Mogerini", tha Daçiç kur u pyet nëse Ministri i Jashtëm i Sllovakisë, Mirosllav Lajçak do të jetë përfaqësues i posaçëm, transmeton rel.

Megjithatë, sipas Daçiqit nëse do të ketë një përfaqësues të posaçëm, atëherë ai mesiguri do të jetë ndonjë ish-kryeministri ose shef i diplomacisë së ndonjë vendi të BE-së.

Shtetet e Bashkuara, më 4 tetor, emëruan ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar presidencial për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Edhe Borrell: Dialogu po vazhdon, në kohën e duhur do të ftohet takim i nivelit të lartë Arbëri Borrell: Dialogu po vazhdon, në kohën e duhur do të ftohet takim i nivelit të lartë

Dialogu është ndërprerë në nëntor të vitit të kaluar, pasi autoritetet në Kosovë vendosën taksë ndaj mallrave serbe, si kundërpërgjigje ndaj një fushate të Beogradit për pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.

Dialogu që synon arritjen e një marrëveshjeje paqeje mes Kosovës dhe Serbisë, ishte lehtësuar nga Bashkimi Evropian përkatësisht shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini.