Zhurma që bëri përplasja e kryetarit të Drenasit, Ramiz Lladrovci me asambleistin Rifat Bilallin sipas kryetarit ishte keqkuptim.
Ai në Rubikon të KTV-së theksoi se çdo gjë ishte vetëm shaka dhe asgjë tjetër.
“Jemi njerëz dhe edhe ndonjë hajgare e bëjmë", ka thënë ai.
“Ai ka trauma, jo trauma të luftës por sa ka qenë mësues. I kërkova falje, nuk e di se çka duhet të bëj dikush diçka tjetër përveç që të kërkoj falje. Ai e pranoi faljen i thirri mediet por ai doli dhe prapë e vazhdoi. Nëse ai prapë do me vazhdu, unë prapë kam çka me thënë për të”, shtoi tutje Lladrovci.
Artikuj të ngjashëm
-
Ajazi e quan Lladrovcin humorist, i propozon të bëhet showmen
-
Lladrovci falënderon kosovarët që u solidarizuan sot me Drenicën
-
Hamza publikon foto me Lladrovcin: Ka qenë, është dhe mbetet PDK
-
Lladrovci kritikon Hamzën: S’mund ta barazoni shkakun dhe pasojën
-
Petrit Hajdari e uron Lladrovcin për fitoren në Drenas