Vazhdimi i mbledhjes së nëntë të Kuvendit Komunal të Prishtinës sërish është përcjellë me përplasje ndërmjet pozitës dhe opozitës.
Koha Ditore raporton se sot ka pasur edhe akuza për vendime të njëanshme politike dhe partiake, e nuk kanë munguar edhe fyerjet.
Egzon Azemi i Vetëvendosjes e ka quajtur “Adem Grabovci” asamblistin e PSD-së, Nol Nushi. Sipas tij Nushi merr çfarëdo vendime që dëshiron në Komunë.
Më pas Nushi i është kundërpërgjigjur Azemit duke e quajtur “papagall”, derisa i është drejtuar me fjalët “qeni që leh nuk të han”, dhe “nëse ke çfarë të thuash – thuaje, nëse jo dil jashtë e mos na e prishë atmosferën”.
Ndërkaq LDK-ja ka debatuar me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Agim Kuleta, duke i thënë se nuk po ua jep të drejtën e fjalës asamblistëve të LDK-së. Pas kësaj ata kanë lëshuar sallën. Dhe pas tyre sallën e kanë lëshuar edhe asamblistët e Vetëvendosjes.
Megjithatë, mbledhja vazhdoi pasi në sallë qëndruan asamblistët e PDK-së, duke bërë që të ketë kuorum në sallë./S.Gajtani/
-
S’ka paqe në Prishtinë mes pozitës e opozitës – edhe sot pati ofendime e përplasje mes tyre
-
Sërish përplasje pozitë - opozitë për NPB-në në Kuvendin Komunal të Prishtinës
-
Pushteti e opozita përplasen, dështon seanca e Kuvendit të Prishtinës
-
Pushteti e opozita përplasen për rendin e ditës, dështon seanca e rregullt e Kuvendit të Prishtinës
-
Prishtina miraton buxhetin me ndihmën e tre asamblistëve të LVV-së e të PDK-së