Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përplasje mes opozitës dhe pushtetit në Komisionin për Buxhet, Lushtaku lëshon mbledhjen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovs, Mërgim Lushtaku dhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, janë përplasur në mbledhjen e Komisionit për Buxhet të mërkurën.

Deputeti Lushtaku kërkoi që në pikë të rendit të ditës të jetë propozimi i grupit punues për mbikëqyrje të zbatimit të Ligjit për BQK-në që të angazhojë dy ekspertë për këtë çështje, raporton EkonomiaOnline.

Lushtaku kërkoi që kjo çështje të jetë në pikën e parë, teksa u përkrah edhe nga deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti.

Hoti si kryetar i grupit punues për mbikëqyrje të zbatimit të Ligjit për BQK-në, ka thënë se ka kërkuar që kjo pikë të jetë në rend dite.

“Komisioni e ka diskutuar në një mbledhje, por nuk ka asnjë vendim për angazhimin e ekspertëve. Për shkak të mosangazhimit të ekspertëve, të cilët është dashur të bëjnë një analizë të ligjit ekzistues si bazë për diskutim me BQK-në dhe akterët e tjerë, grupi punues nuk është mbledhur”, ka thënë Hoti.

Më pas, deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku lëshoi mbledhjen.