Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përplasje mes deputetëve Muja e Shala në Komisionin për Ekonomi

Deputetët e pushtetit dhe opozitës janë përplasur në Komisionin për Ekonomi në lidhje me investitorët strategjikë në Kosovë.

Derisa kryetari i Komisionit për Ekonomi, Ferat Shala ka kritikuar ministren e Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari për “vonimin dhe stërzgjatje 2-vjeçare të shqyrtimit të 44 aplikacioneve për statusin e investitorit strategjik”, deputeti nga VV-ja, Armend Muja ka akuzuar Shalën se ka interesa të ngushta familjare me kompaninë garuese “Mexikoluma”.

Për këtë, deputeti Shala tha se kjo është shpifje dhe tentativë për të devijuar raportimin e ministres Hajdari.

Shala ka kërkuar përgjigje nga ministrja Hajdari përse po kërkon MINT-i garanci shtesë për kompaninë “Kosmonte Foods”, kur sipas tij, dihet se pushteti aktual ka mbështetur këtë kompani për të fituar statusin e investitorit strategjik në shkurt të këtij viti. /ksp