Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka nisur të martën raportimin në Komisionin për Ekonomi, por nuk e ka çuar në fund.
Gjatë raportimit në lidhje me Projektin e konkurrueshmërisë dhe gatishmërisë për eksport-CERP, me huamarrje nga Banka Botërore, pati edhe tensione mes anëtarëve të Vetëvendosjes dhe kryetarit të këtij komisioni, Ferat Shalës nga PDK-ja.
Shala kritikoi ministren Hajdari se janë shkelur të gjitha kriteret e kërkuara për projektin e konkurrueshmërisë dhe sipas tij, përfitues të këtyre mjeteve janë kompani ndërtimore dhe këshilluese.
Po ashtu ai ngrehi edhe një shqetësim, se sekretari i kësaj ministrie është përfitues për shkollim në AUK.
Pas fjalimit të deputetes, Mimoza Kusari Lila për mbrojtjen e sekretarit të kësaj ministrie, nisi përplasja ndërmjet anëtarëve të komisionit dhe kryetarit të saj, Ferat Shala.
Edhe
Kuvendi s’arrin t’i ndalë dështimet
Pas përplasjeve, me kërkesë të deputetes së VV-së, Mimoza Kusari Lila është ndërprerë mbledhja, me arsyetimin se për pak minuta nis seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Kryetari i këtij Komisioni, Ferat Shala tha se mbledhja me këtë rend dite vazhdon një ditë tjetër. / ksp