Kuvendi i Kosovës do ta ketë sot (e martë) tentativën e katërt për ta ratifikuar Marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Me gjithë arritjen e marrëveshjes me LDK-në dhe disa deputetë individualisht, partitë në pushtet nuk janë të sigurta nëse votimi do të ndodhë të njëjtën ditë, shkruan sot Koha Ditore.
Marrëveshje nuk ka as me Listën Serbe, e cila ka mbetur në pozicionin e njëjtë kundërshtues.
Burime të gazetës kanë thënë se koalicioni nuk i ka humbur ende shpresat tek vota e deputetëve serbë, “me të cilët do të tentohet që gjatë ditës së martë të arrihet marrëveshje për ta votuar demarkacionin”. Kundër marrëveshjes është deklaruar Lëvizja Vetëvendosje, si dhe Grupi i Deputetëve të Pavarur. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Hapet rruga për certifikim të rezultateve të zgjedhjeve, KQZ-ja mblidhet të mërkurën
-
Një komunë e Malit të Zi “anulon” njohjen e Kosovës
-
Deputetët çojnë vendin sërish në zgjedhje
-
Kuvendi miraton marrëveshjen për Lojërat Mesdhetare
-
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme, në rend dite ndryshimi i Buxhetit dhe Byroja