Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përparim Rama: Ndoshta jam njeriu më i urryer sot

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, është shprehur se mund të jetë njeriu më i urryer për shkak të tollovisë së shkaktuar të premten në Prishtinë nga testimi i unazës njëkahore.

“Sot ndoshta jam njeriu më i urryer në Prishtinë”, është shprehur Rama duke iu drejtuar drejtoreshës së festivalit “Manifesta” me të cilën ka mbajtur konferencën përmbyllëse të festivalit.

Testimi i unazës njëkahore të kryeqytetit ka shkaktuar tollovi e bllokadë në Prishtinë mëngjesin e së premten.

Testimi i unazës është paraparë që të vazhdojë edhe dy ditët e ardhshme./ EO

 

Artikuj të ngjashëm