Për 6 muaj punë, arritën të gjejnë mbetjet mortore vetëm të 8 personave. Kjo është edhe e arritura kryesore që ka prezantuar Komisioni Qeveritar për të pagjeturit për pjesën e parë të 2017-s, raporton KTV.
Megjithatë, atë janë të vetëdijshëm se kjo nuk është asgjë krahasuar me numrin e madh të të pagjeturve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë takimin e komisionit qeveritar për persona të zhdukur, Prenk Gjetaj tregoi se si gjatë këtij viti, shumë lokacione janë mbyllur pa rezultat.
Ai është zotuar se do të punojnë edhe më tutje për të zbardhur fatin e të pagjeturve.
Gjetaj është ankuar edhe me mos-pjesëmarrjen e disa institucioneve në Konferencën e Gjenevës, e cila u mbajt në fundin e qershorit.
Ai vazhdon ta lërë përgjigjes EULEX-in për neglizhencë në hapjen e lokacione të dyshuara për varreza brenda Kosovës. Menaxheri i Qendrës Burimore për të zhdukurit, Bajram Qerkini, ka deklaruar se në Kizhevak dhe në lokacione të tjera ku ka pasur gërmime, punët nuk janë bërë si duhet nga pala serbe dhe janë lënë në gjysmë.
Qerkini ka kërkuar të ndërpriten të gjitha bisedimet dhe gërmimet të bëhen nga institucionet e Kosovës dhe ato ndërkombëtare.