Familjarët e personave të zhdukur janë të pakënaqur me punën e bërë deri më tani pasi numri i të pagjeturve vazhdon të jetë i madh.
Në takimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Pagjetur, kreu i këtij komisioni, Prenk Gjetaj, ka thënë se deri tani janë gjetur vetëm 9 mbetje mortore dhe se shumë lokacione janë mbyllur pa rezultate.
“Ne do të punojmë edhe më tej për të zbardhur fatin e të pagjeturve, por nuk mund të krenohemi me atë që kemi bërë”, ka thënë Gjetaj, raporton KTV.
Tutje, ai tha se nuk pajtohet as me pjesëmarrjen e institucioneve në Konferencën e Gjenevës, e cila u mbajt në fundin e qershorit.
“Pavarësisht që ajo ishte për të gjetur zgjidhje për këtë problem, aty nuk kanë qenë ICMP e as EULEX–i, edhe pse roli i tyre në këtë çështje është thelbësor”, ka thënë Gjetaj.
Edhe
Përmbledhje e KTV-së për raportin gjashtëmujor të Komisionit qeveritar për të pagjeturit
Ndërkaq, kryetari i shoqatës “Zëri i prindërve”, Bajram Qerkini, ka thënë se kanë qenë bashkë me Gjetajn në Kizhevak dhe aty u kanë thënë se nuk kanë gjetur asgjë.
“Serbët, asnjë lokacion, prej Rudnicës e më poshtë, nuk e kanë përfunduar si duhet, por të gjitha i kanë lënë në gjysmë. Duhet të ndërpriten të gjitha bisedimet. Dhe këtë duhet ta bëjnë institucionet e Kosovës dhe ndërkombëtarët që janë këtu”, deklaroi Qerkini.
-
Familjarët e të pagjeturve të zhgënjyer me Qeverinë dhe BE-në
-
Gjetaj prezanton tri prioritetet e Komisionit për të Pagjeturit për këtë vit
-
Çerkinaj: Vendorët aspak seriozë për fatin e të pagjeturve, s’ka gatishmëri për realizim të planprogramit
-
Familjarët thonë se Deklarata për të pagjeturit është ende e mjegulluar