“Është koha e fundit që politika të largohet nga çështja e të pagjeturve, në fakt ajo do të duhej të ishte ajo që e zgjidh problemin e jo pengon atë”, ka thënë Prenk Gjetaj që udhëheq Komisionin Qeveritar për të Pagjeturit.
Gjetaj prezantoi tri prioritetet e këtij komisioni për këtë vit që janë rritja e bashkëpunimit me akterët vendorë e ndërkombëtarë, përkrahja familjeve të të pagjeturve qoftë në mënyrë financiare apo mbështetje morale dhe sigurimi i informatave për mundësinë e varrezave masive, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka fajësuar palët se po neglizhojnë punën rreth zhvarrimeve dhe si pasojë kanë mbetur shumë lokacione të pa gërmuara siç janë ato në Kizhevak, Jollovishtë, liqeni mbi Rudnicë dhe në Kozarevë të Novi Pazarit për të cilët Beogradi ka hezituar të jap leje për gërmime.
Gjetaj thotë se këto lokacione do të tentohet të hapen këtë vit me shpresën se serbët do të ndalojnë politikën e kërcënimeve ndaj njerëzve që ofrojnë informacione pasi në këtë mënyrë po tentojnë të heqin përgjegjësinë nga vetja.
Ai ka bërë fajtor edhe Ministrinë e Drejtësisë e cila, sipas tij, nuk po merr iniciativë që të marr procesin e mjekësisë ligjore në duar, “pasi EULEX-i këtë punë nuk është duke e kryer si duhet”.