Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përmbledhje e KTV-së për fushatën parazgjedhore

Edhe 5 ditë kanë mbetur deri në nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e 11 qershorit, por partitë politikë këtë e kanë nisur tash e një kohë, raporton KTV.

Vizita të shumta janë duke zhvilluar kandidatët për kryeministër në të gjithë Kosovën.

Nga një klinikë private, Kadri Veseli paradite ka folur për rëndësinë e zhvillimit të sistemit shëndetësor dhe ka treguar që për kontroll shfrytëzon klinika private e jo sistemin publik.

Më vonë është takuar në Prizren me të rinj të këtij qyteti. Kandidati i koalicionit LDK-AKR-Alternativa, ka vizituar biznese në kryeqytet, duke premtuar lehtësime fiskale, nëse bëhet kryeministër i Kosovës.

Për përmirësim të sistemit të arsimit dhe investim në të, ka folur kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë zhvillohen të dielën e dytë të qershorit.