Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përleshje në sallën e kuvendit në Preshevë

Përderisa në foltore ishte këshilltari nga radhët e PDSH-së, Shpat Aliu, i cili po debatonte me kryetarin e komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi i cili ishte ngritur në këmbë ku situata ishte shumë e tensionuar nga ana tjetër ndërmjet këshilltarëve Rinor Krasniqi nga radhët e PVD-së dhe Fatlum Kadriu këshilltarë nga radhët e Alternativës për Ndryshim.

Situata kishte eskaluar dhe debati verbal ka kaluar në grushte nga këta dy këshilltarë.

Këto janë vetëm disa pamje ku RTV Aldi ka arritur ti sigurojë, ndërkaq menjëherë është ndërprerë dhe seanca për një pauzë të shkurtër, raporton rtvaldi.

Artikuj të ngjashëm