Është ndërprerë seanca e IV-të e Kuvendit Komunal të Preshevës, pas një përballje ndërmjet kryetarit të komunës Shqiprim Arifi dhe kryetarit të BDL-së, Skender Destani.
Debati filloi që në momentin kur kryetari i komunës ishte në foltore dhe Destani filloi që të përgjigjet nga vendi ku ishte ulur, debati u bë edhe më i ashpër kur Destani u përpoq ta sulmojë fizikisht kryetarin Arifi.
Përveç përballjes së ashpër brenda sallës së kuvendit si pasojë e së cilës u ndërpre dhe seanca, konflikti vazhdoi edhe në hollin e kuvendit komunal, transmeton "rtvaldi".
Artikuj të ngjashëm
-
Tensione në Kuvendin Komunal të Gjilanit, shtyrje mes drejtorit të VV-së dhe asamblistit të PDK-së
-
Pas shkarkimit të Sinanit, Kuvendi i Preshevës zgjedh për kryetar Arifin
-
Përleshje në sallën e kuvendit në Preshevë
-
Tensione në Kuvendin maqedonas, pengohet përplasja fizike mes Xhaferit dhe Gruevskit
-
Ndërpritet seanca, deputetët pajtohen që ta vazhdojnë pas takimit të thirrur nga Kurti