Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përkujtohet vepra e ideatorit të lëvizjes kombëtare Fazli Greiçevci

Në Prishtinë sot është mbajtur orë përkujtimore për veprimtarin Fazli Greiçevci. Aty u fol për jetën e tij dhe përkushtimin e tij kombëtar.

Meriman Braha nga shoqata e të burgosurve politik, që edhe janë organizator të kësaj ngjarje, tha se Fazli Greiçevci ka ndjekur rrugën e çlirimit kombëtar.

"Ka ndjekur rrugën e çlirimit kombëtar. Në 55 vjetorin e rënies në tortura, ai ndriçon fort, është shpirti dhe ideali i tij që bën dritë edhe sot dhe do të bëjë edhe në kohë me të mira që do të vijnë. Është flakadani Fazli Greiçevci që ndriçon", tha ai.

Ndërkaq përmes një postimi në Facebook, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj në 55 vjetorin e rënies së mësuesit dhe ideatorit të lëvizjes kombëtare Fazli Greiçevci, ka thënë se ai mbeti frymëzim për brezat, amanetin e të cilit e patën udhërrëfyes deri në çlirimin e vendit.

“Mësues, edukator, revolucionar - Kështu do mbahet mend Fazli Greiçevci. Vetëm 29 vjeçar, ai u shënjestrua nga regjimi i kohës. Mizorisht u shua jeta e tij 55 vite më parë, por ai mbeti frymëzim për brezat, amanetin e të cilit e patën udhërrëfyes deri në çlirimin e vendit. Lavdi e përjetshme”, ka shkruar ai.

Edhe Vlerësohet lart veprimtaria e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës Arbëri Vlerësohet lart veprimtaria e Jusuf e Bardhosh Gërvallës dhe Kadri Zekës

Ndërkaq i pari i PDK-së, Kadri Veseli, ka thënë se sakrifica e madhe e atdhetarëve është obligim moral që ta japim maksimumin për ta bërë Kosovën një vend të zhvilluar, ku luftohet korrupsioni e sundon ligji dhe ku të rinjtë tanë do të kenë mundësi më të mira për ta ndërtuar jetën e tyre.

“Para 55 vjetësh, pas torturave mizore në burgun e Prishtinës, u vra mësuesi, shkrimtari dhe veprimtari i shquar i kauzës sonë kombëtare Fazli Greiçevci. Ai bashkë me Adem Demaçin dhe patriotët tjerë e themeluan Lëvizjen Revolucionare për Bashkimin e Shqiptarëve në vitin 1963. Greiçevci dhe vepra e tij kanë qenë burim frymëzimi për shumë breza të të rinjve, që dekada më pas i rrokën armët për ta mbrojtur atdheun edhe në luftën e armatosur. Ai dhe shokët e tij janë dëshmi e sakrificës së madhe që është bërë për të arritur në ditët e sotme të lirisë dhe pavarësisë. Sakrifica e madhe e atdhetarëve tanë është obligim moral që ta japim maksimumin tonë për ta bërë Kosovën një vend të zhvilluar, ku luftohet korrupsioni e sundon ligji dhe ku të rinjtë tanë do të kenë mundësi më të mira për ta ndërtuar jetën e tyre”, ka shkruar Veseli.