Nën përkujdesjen e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sot është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar 20-vjetorit të masakrës së Poklekut e cila nisi me një minutë heshtjeje për të gjithë të rënët.
Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se Drenica ishte cak i gjenocidit për disa herë me radhe dhe se drejtësia nuk guxon të harrojë t’i gjykojë ata që kryen këtë gjenocid ndaj popullit të Kosovës, raporton Ksp.
Skender Muqolli, në emër të familjeve të dëshmorëve, ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse të mbledhin faktet dhe në momentin kur të themelohet ndonjë gjykatë që i gjykon krimet serbe në Kosovë, të ketë fakte për të dënuar ata që kanë kryer gjenocid.
Ai tha se në Poklek është kryer gjenocid pasi që janë vrarë civilë të paarmatosur andaj po kërkojnë drejtësi.
Ndërsa, Hysni Gucati nga OVL-UÇK, tha se 17 prilli për popullin kosovar tregon sakrificën për liri.
-
Përkujtohen 77 civilët e masakruar në Poklek dhe Çikatovë të Vjetër
-
Kurti: Gjenocidi në Srebrenicë, paralajmërim i fushatës gjenocidale që do të ndodhte edhe në Kosovë
-
Kurti: Masakra e Poklekut është dëshmi e gjenocidit të Serbisë
-
Kuvendi miraton deklaratën për përkujtimin e masakrës së Srebrenicës
-
Osmani: Masakra e Poklekut ngjan në Holokaust