Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, drejtorët e drejtorive komunale dhe qytetarët e shumtë, bënë homazhe para lapitarit të dëshmorit Ferid Curri, në fshatin Mazgit.
Me rastin e përvjetorit të dëshmorit kryetari Gashi, edhe një herë bëri thirrje për bashkëpunim në shtetndërtim, në mënyrë që amaneti i dëshmorëve të realizohet dhe jeta e vepra e tyre të nderohet përjetë, transmeton kp.
“Këtë përvjetor e nderuan fëmijët -ardhmëria e shtetit tonë, me poezitë e tyre emocionuese që na bënë të gjithëve të rikujtojmë sakrificën e popullit tonë dhe të ndihemi krenar", ka shkruar ai në facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Nderohen dëshmorët e Komunës së Prishtinës, krerët institucionalë bëjnë homazhe te varrezat
-
Kurti përkujton masakrën e Lubizhdës së Hasit ku u vranë 40 civilë dhe ranë 14 dëshmorë
-
Jasharët dhe të rënët gjatë luftës nderohen në 18-vjetorin e Pavarësisë
-
Krerët shtetërorë nderojnë të rënët me homazhe, kujtojnë ata që dhanë jetën për lirinë e vendit
-
Krerët shtetërorë bëjnë homazhe në Prekaz