Komitetit Drejtues Ndërministror për zhvillimin e projektit të autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë” në mbledhjen e mbajtur sot, mori vendim për aprovimin e shpalljes së tenderit për ndërtimin e segmentit “Kyqja në R6 (autostrada “Arbër Xhaferri”) deri në Bresalc, në gjatësi prej 21.6 kilometrash të autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë”, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net .
Vendimi bazohet në projektin e aprovuar nga komisioni i Ministrisë së Infrastrukturës me raportin nr. 07 3403 të datës 24.04.2017.
Me anë të këtij vendimi, Ministria e Infrastrukturës autorizohet që t’i zhvillojë procedurat e prokurimit dhe lidhjen e kontratës për projektin e autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë” në përputhje me Ligjin mbi prokurimin publik.
Po ashtu, Ministria e Infrastrukturës është autorizuar që të themelojë Njësinë për Implementimin e Projektit.
Ky vendim është nënshkruar nga ministri i Infrastrukturës Lutfi Zharku, ministri i financave Avdullah Hoti si dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami.
Gjatësi e përgjithshme e autostradës “Prishtinë – Gjilan – Dheu i Bardhë” do të jetë 47.1 kilometra.
-
Në gusht nis ndërtimi i autostradës Prishtinë - Gjilan - Dheu i Bardhë
-
Përsëriten premtimet për autostradën Prishtinë-Gjilan e magjistralen Prishtinë-Podujevë
-
Autostrada e Gjilanit dhe ajo Prishtinë-Merdare marrin miratimin e Trupës Drejtuese Ndërministrore
-
Auditori përveç anulimit rekomandon edhe masa për zyrtarët që shpallën tenderin 110-milionësh
-
Abdixhiku anulon tenderin për autostradën e Gjilanit, por thotë se e njëjta do të ndërtohet në këtë mandat