500 ushtarë turq, që ishin si rezervistë, janë dislokuar në Kosovë për të forcuar misionin e KFOR-it, pas tensioneve në veri të vendit. Siç shkruan “Anadolu”, dislokimi i këtyre ushtarëve tashmë ka përfunduar.
Transferimi i batalionit komando erdhi pas kërkesës së Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë pjesë tjetër e batalionit komando të Komandës së Brigadës 65 të Mekanizuar të Këmbësorisë e vendosur në rrethin Lüleburgaz të qytetit Kırklareli, e cila ishte caktuar si njësi rezervë, mbërriti në aeroportin ushtarak në Çorlu. Ushtarët turq pas përgatitjes në këtë vend, me avionë ushtarakë u nis drejt Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë.
Ushtarët u pritën nga ambasadori turk në Prishtinë, Sabri Tunç Angılı ndërsa më pas kaluan në kazermën “Sulltan Murat”, sipas raportimit.
{gallery}