Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfundon takimi i krerëve të shtetit, s’deklarohen për media

Takimi i krerëve të institucioneve tanimë ka përfunduar, ndërkohë asnjëri deri tash nuk është deklaruar për media.

Nga takimi i pari që ka dal ishte kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj. Ai nuk pranoi të flasë para mediave.

Pas tij ka dal zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, si dhe zëvendëskryeministri tjetër, Dardan Gashi.


Ritakohen krerët e shtetit

Krerët e institucioneve shtetërore janë mbledhur për një takim të dytë.

Në hapësirat e Kuvendit janë parë kryeministri Ramush Haradinaj dhe zëvendëskryeministrat Fatmir Limaj e Dardan Gashi.

Në takim pritet të jenë edhe presidenti Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

Edhe Liderët e institucioneve të Kosovës ritakohen në orën 14 për dialogun me Serbinë Arbëri Liderët e institucioneve të Kosovës ritakohen në orën 14 për dialogun me Serbinë

Kjo është hera e dytë që brenda ditës takohen liderët shtetërorë. Në takimin e mëngjesit, kryeministri Haradinaj tha se kanë folur për dialogun me Serbinë dhe se është shprehur qëndrimi i qartë se nuk duhet të diskutohet për kufijtë.

{gallery}