Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfundon takimi i krerëve të shtetit me Ambasadorët e Quintit

Takimi në mes të ambasadorëve të shteteve të Quintit dhe Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka përfunduar.

Pas takimit askush nuk ka folur për media, përveç kryeministrit Ramush Haradinaj i cili u tha shkurt gazetarëve se kanë folur për punë të mira, shkruan KP.

Jo zyrtarisht mësohet se qëllimi i takimit në zyrën e presidentit ka qenë tema për demarkacionin.


Ambasadorët e Quintit takim te Presidenti me Kryeparlamentarin dhe Kryeministrin

Ambasadorët e shteteve të Quintit në këto momente janë në një takim në zyrën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Edhe Haradinaj te Thaçi për demarkacionin Arbëri Haradinaj te Thaçi për demarkacionin

Nuk dihet qëllimi i takimit por sipas disa burimeve nga Presidenca, mësohet se ky takim po mbahet në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

Përveç ambasadorëve, në këtë takim po merr pjesë edhe shefja e BE-së, Natalya Apostolova.

KosovaPress mëson se në takim po merr pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Qeveria e Kosovës sot mban dy mbledhje, të parën në orën 10:00 me të vetmen pikë të rendit të ditës, tërheqjen e projektligjit për demarkacionin dhe një në orën 16:00 me plotësim ndryshimin e këtij ligji.

Edhe Haradinaj e Thaçi kryejnë takimin, s’deklarohen për media Arbëri Haradinaj e Thaçi kryejnë takimin, s’deklarohen për media

Një seancë ishte paraparë që të mbahet sot për demarkacionin por që është shtyrë për një ditë të pacaktuar pasi që koalicioni nuk i ka numrat.

Këtë fakt e ka pranuar edhe kryeministri Haradinaj.