Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfundon provimi i maturës për afatin e gushtit

Komisioni Shtetëror i Maturës e ka cilësuar të suksesshëm organizimin dhe administrimin e provimit të maturës për afatin e gushtit.

Provimit të Maturës i janë nënshtruar rreth 4 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim. Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues.

“Të gjithë administratorët dhe kryetarët e qendrave të testimit kanë arritur me kohë. Provimi ka qenë i rregullt, testet janë shpërndarë me kohë dhe nuk ka pas mungesa në asnjë qendër testimi”, thuhet në njoftimin e Komisionit.

Pjesa e dytë e afatit të gushtit do të mbahet më 30 gusht 2017.