Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vlerësohet e suksesshme pjesa e dytë e Provimit të Maturës Shtetërore

Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM), pas përfundimit të pjesës së dytë të Provimit të Maturës Shtetërore 2017 (afati i gushtit) vlerëson se i tërë procesi i organizimit dhe administrimit është përmbyllur me sukses, transmeton Koha.net.

Provimit të Maturës (afati i gushtit) i janë nënshtruar rreth 4 mijë maturantë, të cilët i kanë plotësuar kriteret dhe kërkesat për testim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Provimi është mbajtur në 68 qendra të testimit, ndërsa për mbarëvajtjen dhe administrimin e tij janë angazhuar 400 administrues.

Sipas KShM-së, edhe pjesa e dytë e Provimi të Maturës (afati i gushtit) ka shkuar konform rregullave ligjore, duke bërë që procesi të zhvillohet pa ndonjë problem dhe çdo gjë të shkojë sipas planifikimeve.

KShM falënderon të gjithë akterët e përfshirë në organizimin dhe mbarëvajtjen e Maturës Shtetërore, veçanërisht mediat për pasqyrim real dhe informim të saktë të publikut, njëherësh bënë të ditur se, rezultatet e provimit do të publikohen më 7 shtator 2017.