Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfundon protesta e VV-së kundër Thaçit

16:16 - Me fjalimin e Albin Kurtit ka përfunduar protesta e organizuar nga partia e tij Lëvizja Vetëvendosje kundër idesë së Hashim Thaçit për korrigjim të kufirit.


“Thirrjet e Nënave” – Thaçit: Ke e merr guximin t’i zgjatësh Vuçiqit dorën e pajtimi

15:50 - Luljeta Sharani, nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, duke folur para protestuesve në Prishtinë, ka pyetur kreun e shtetit Hashim Thaçi se ku e merr guximin që të shtrijë Vuçiqit dorën e pajtimit.

“Shoqata ‘Thirrjet e Nënave’, përmes kësaj proteste i kujton Hashim Thaçit se ai kurrë nuk e hapi çështjen e të pagjeturve në bisedimet me Serbinë, prandaj ne i themi atij sot se ai nuk mund të flasë më kurrë në emër të nënave, nuk mund të flasë më kurrë në emër të familjarëve që kanë të vrarë, të rrëmbyer, e të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë”, ka thënë Sharani.

Ajo ka thënë se Thaçi, siç e ka cilësuar, ky president i çakorduar, e ka humbur rrugën në bisedimet me Vuçiqin në Bruksel.

Edhe Paralajmërohen protesta kundër Speciales Arbëri 3 j. më parë Paralajmërohen protesta kundër Speciales

“Ne kundërshtojmë idetë e këtij presidenti të çakorduar që dëshiron që ta na imponojë interesat e Serbisë. Ku e merr guximin që t’i zgjatësh Vuçiqit dorën e pajtimit, që nuk kërkoi kurrë falje. Serbia duhet t’ia kthej Kosovës popullin”, ka thënë ajo.


Aliu - Thaçit: Mjaft mashtrove qytetarët e Luginës

15:40 - Deputeti i LV-së, Liburn Aliu, me prejardhje nga Presheva, tha para qytetarëve se Hashim Thaçi po luan me Kosovën, duke dashur ta ndajë atë.

“Thotë se do ta bashkojë Kosovën Lindore e s’do të jap asgjë. Kjo do të thotë veç ndarje të Kosovës”, tha ai.

Aliu tha se Leposaviqi, ka qenë gjithnjë pjesë e Kosovës.

Ka thënë se është Hashim Thaçi ai që po bën pazare me Vuçiqin.

“Në negociata gjithnjë e përmendte Luginën, e fundi negociatave ishte ndarja”, shtoi ai.

Ka kujtuar qëndrimet dhe kërkesat e qytetarëve në Luginë. “Ata duan të bashkohen me Kosovën. Kanë të drejtë në kërkesën e tyre”, tha ai, duke pyetur, “Si mund t’i besohet Thaçit që veç premtime jep”.

Edhe Vetëvendosja nuk jep sinjale për negociata koalicioni me LDK-në Arbëri 1 muaj më parë Vetëvendosja nuk jep sinjale për negociata koalicioni me LDK-në

“Kemi kërkuar të ketë marrëveshje konkrete mes Thaçit e Vuçiqit, të ketë dokument e jo premtime boshe, mos të luajë ,me ndjenjat e qytetarëve në Luginë”, tha ai.

Me Thaçin, tha Aliu, është e sigurt ndarja e Kosovës.