Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Thirrjet e Nënave” – Thaçit: Ke e merr guximin t’i zgjatësh Vuçiqit dorën e pajtimi

Luljeta Sharani, nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, duke folur para protestuesve në Prishtinë, ka pyetur kreun e shtetit Hashim Thaçi se ku e merr guximin që të shtrijë Vuçiqit dorën e pajtimit.

“Shoqata ‘Thirrjet e Nënave’, përmes kësaj proteste i kujton Hashim Thaçit se ai kurrë nuk e hapi çështjen e të pagjeturve në bisedimet me Serbinë, prandaj ne i themi atij sot se ai nuk mund të flasë më kurrë në emër të nënave, nuk mund të flasë më kurrë në emër të familjarëve që kanë të vrarë, të rrëmbyer, e të zhdukur në luftën e fundit në Kosovë”, ka thënë Sharani.

Ajo ka thënë se Thaçi, siç e ka cilësuar, ky president i çakorduar, e ka humbur rrugën në bisedimet me Vuçiqin në Bruksel.

“Ne kundërshtojmë idetë e këtij presidenti të çakorduar që dëshiron që ta na imponojë interesat e Serbisë. Ku e merr guximin që t’i zgjatësh Vuçiqit dorën e pajtimit, që nuk kërkoi kurrë falje. Serbia duhet t’ia kthej Kosovës popullin”, ka thënë ajo.