Ka përfunduar protesta e bizneseve kundër daljes në tregun e hapur të energjisë.
Protesta kishte nisur nga ora 10:00, ndërsa u bllokuan hyrjet kryesore për në Prishtinë. Një shirit i rrugëve ishte lënë i lirë për qarkullim.
Protesta zgjati për dy orë.
Bizneset po protestojnë kundër daljes në treg të hapur të energjisë, ku thonë se do të paguajnë çmim trefish më të shtrenjtë.
Bizneset kanë paralajmëruar masa të tjera nëse nuk merren parasysh kërkesat e tyre.
Kryetari i Odës Ekonomike, Lulzim Rafuna, ka kërkuar reflektim nga institucionet lidhur me kërkesën për shtyrje të vendimit për dalje në treg të lirë.
Edhe
Kurti kritikon protestën e bizneseve: Koha e barrikadave ka kaluar
Ai ka thënë se do të ketë “hapa tjerë e radikalizim” nëse nuk ka reflektim nga institucionet.
Për arsyen e lënies së një shiriti të lirë, ai ka thënë se është për shkak të ushtrimeve “Defender Europe 25”.
Bizneset paralajmërojnë protesta edhe më të mëdha nëse s'ka reflektim nga institucionet
Ka përfunduar protesta e bizneseve kundër daljes në tregun e hapur të energjisë.Protesta kishte nisur nga...-
Bizneset paralajmërojnë protesta edhe më të mëdha nëse s'ka reflektim nga institucionet
-
Oda Ekonomike: Ndërprerja e rrymës, goditja më e ulët ndaj bizneseve
-
“Mos e ndal zhvillimin ekonomik”, bizneset protestojnë kundër vendimit të ZRRE-së
-
Bizneset paralajmërojnë protestë të re kundër liberalizimit të tregut energjetik