Faza e parë e vlerësimit të performancës së mësimdhënësve pritet të nisë të mërkurën. Inspektorati i Arsimit ka marrë vendim që në këtë fazë procesit të vlerësimit të performancës t’i nënshtrohen 217 mësimdhënës të disa komunave, shkruan sot Koha Ditore.
Inspektorati i Arsimit do t’i ketë në dispozicion 21 inspektorë që do ta bëjnë këtë vlerësim. Vlerësimi do të bëhet në katër forma, vetëvlerësimi, vlerësimi nga drejtori i shkollës, vëzhgimi i orës mësimore dhe planifikimi dhe përgatitja me shkrim.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT), Shyqiri Bytyqi, në një konferencë për media ka thënë se qëllimi i matjes së kësaj performance është që të ngrihet cilësia në arsimin parauniversitar.
(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)